Raportohet e humbur një 64-vjeçare me iniciale D.E , që ndodhej në Karaburun me guidë turistike. Policia ka filluar kërkimet për gjetjen e saj.

Njoftim i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.