Komiteti i Ekspertëve rekomandon që nga data 1 Nëntor të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës te personat mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Komiteti nuk specifikoi llojin e vaksinave, duke lënë të kuptohet se do të rekomandohet marrja e dozës së tretë, pavarësisht nëse dy dozat e para kanë qenë Pfizer, Sinovax, Sputnik apo Astra Zeneca.

Po ashtu nga 1 Nëntori, vaksinimi do të jetë i hapur dhe për personat mbi 16 vjeç si dhe fëmijët nga moshat 12-15 vjeç, të cilët kanë sëmindje të tjera. Vaksinimi i të gjithë personave në moshë jomadhore, do të kryhet me lejën e prindërve të tyre dhe me rekomandim nga mjeku i familjes. Vijon…