Operacioni i Policisë së Shtetit, me strukturat mbështetëse FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar këtë të Martë në Lezhë. Në orët e para të pasdites ka nisur një operacion antikanabis që po ndërmerret në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa.
Burime bëjnë me dije se deri tani janë sekuestruar të paktën 4 mijë rrënjë kanabisi.
