Skuadra e futbollit të Kukësit, sapo ka njoftuar shkarkimin e tranjerit Mirel Josa. Në njoftimin e bërë, thuhet se është zgjidhur me anë të një marrëveshje, dhe klubi i uron suksese në karrierën e tij.
Ky vendim vjen pas rezultateve të dobëta të ekipit, që tashmë ndodhet në pozitën e 6 në tabelën e kategorisë superiore.
Njoftim i klubit
Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij.
