Partia Demokratike ka ftuar anëtarët e Kryesisë në një takim ditën e premte në orën 11:00, për të bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit.
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
- Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
- Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
fax web