Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë jep masën e sigurisë “arrest me burg” për 39 vjecarin Bledar Selmanaj i dyshuar si autori i ngjarjes së 21 gushtit, ku mbeti i vrarë 25 vjeçari Xhuljano Bullari.

Seanca gjyqësore e zhvilluar ditën e premte, pa praninë e mediave, ka zgjatur për gati dy orë ndërsa është drejtuar nga gjyqtari Enkel Peza, prokurore Flora Çela. Selmanaj i arrestuar dy ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Babica”, nuk e ka pranuar krimin.