Deputeti i zgjedhur Edi Paloka ka shkuar sërish pasditen e sotme për të pirë kafe në një lokal poshtë shtëpisë së ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Paloka është fotografuar pak minuta para se të nisë mbledhja e parlamentit, në orën 17:00, ku do të bëhet betimi i 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Edhe mëngjesin e sotëm, Edi Paloka është fotografuar në po të njëjtën kafe para nisjes së seancës së parë parlamentare në orën 10:00.

Ai ka shoqeruar ish-Kryeministrin Berisha në hyrje dhe dalje të seancës, dhe së bashku me Flamur Nokën përbëjnë dyshen më të afërt të Berishës, pas vendimit të kryedemokratit Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Rikujtojmë se një ditë më parë Lulzim Basha ka përjashtuar nga PD ish-Kryeministrin Berisha duke shkaktuar reagime të ashpra brenda PD-së.