Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë ku dy mjete janë përplasur. Burime bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjer.
Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në Milot ku mjeti me drejtues shtetasin Saimir Buna, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Rams Shpati.
Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi Gëzim Klodi, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin Saimir Buna.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.