Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.