Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona, ndërsa viktimat sipas mediave kosovare janë shtetas shqiptarë. Dyshohet se viktimat ishin duke udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës, dhe ata janë gjetur të vdekur në mjetin që kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë jashtë rrugës.

Këtë aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona.

Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.

Nuk ka ende detaje sa i takon identitetit tëviktimave nga ky aksident i rëndë.

(E.K/Faxweb.al)