Është depozituar në Kuvend projektligji i iniciuar nga socialistët për zgjatjen e afateve të Komisioneve të Vetingut.
Në projektligjin që është dorëzuar në Kuvend kërkohet që të ndryshohet afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mandati i të cilit mbaron vitin e ardhshëm.
Socialistët kërkojnë që afati i tij të përfundojë në 31 Dhjetor të vitit 2024, ndërkohë që KPA ka mandat deri në vitin 2025, parashikuar në Kushtetutë.
Sipas socialistëve, zgjatja e afateve të komisioneve të vetingut është diskutuar dhe me partnerët e Shqipërisë si SHBA-të dhe BE, ndërkohë që për të bërë të mundur votimin e tyre në Kuvend, do të duhet dhe dakordësia e opozitës, pasi kërkohet të ndërhyhet në Kushtetutë.