Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar me inicialet A. K., i cili u ndalua në flagrancë duke goditur mjekun E. H., 38 vjeç në pavionin e patologjisë të spitalit të qytetit.

Bëhet me dije nga policia se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj mjekut për shkak të detyrës, por pa dhënë specifikime të detajuara.

Materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier

Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.