Kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar të gjithë ata që shesin buzë rruge, që të mos cënojnë sigurinë e qarkullimit, pasi janë shndërruar në burim aksidentesh.
“Rrugët kombëtare në segmente të caktuara janë qartazi zona me rrezik të lartë, për shkak se në anë të tyre ka aktivitete tregtare pa asnjë mbrojtje minimale për ata që qarkullojnë.
Kjo është një gjëndje e trashëguar, por ka akoma vende ku tregëtohen materiale ndërtimi, vaska, pemë dhe kjo duhet të marrë fund. Të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme, të lejojnë shtetin që të krijojë brenda mundësive një imazh sa më të kulluar, të këtij vendi që quhet turistik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.