Komiteti Teknik i Ekspertëve në deklaratë:
“Gjatë gjithë kësaj periudhe Komiteti ka ndjekur dinamikën e epidemisë dhe sic është vënë re gjatë kësaj jave ka pasur tendencë përkeqësimi sa i perket situates me Covid-19, eshte rritur ndjeshem numri i rasteve të reja ditore.
Jane rritur rastet 300 për 100 mijë banorë dhe duke analizuar shkaqet kemi marrë një vendim për disa masa parandaluese.
Nga data 1 shtator ora policore do te jete 23:00 deri në orën 6 te mengjesit.
Të gjithë ata qe duan te udhetojne eshte e nevojshme qe në pikat kufitare, te kene pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve, edhe për qytetaret të cilët janë tranzit, fëmijët deri në 6 vjeç nuk u nënnshtrohen këtyre rregullave.
Vaksinim të detyruar për grupet: arsimtarë, stafe mjekësore dhe studentët deri në 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë institucioneve të përcaktuara.
Përjashtim bejne vetëm për ata qytetare që kanë dokument mjekësor për të mos e bërë vaksinën”.
“Në pjesën e brendshme të aeroporteve do të lejojnë të hyjnë vetëm pasagjerët dhe jo familjarët e tyre. Vazhdon të mbetet në fuqi urdhëri për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe ambuiente kur nuk ruhet distanca sociale.
Masa e penaliteti shkon nga 100 mijë në 700 mijë. Qytetarë ju lutemi edhe njëherë që të respektoni masat dhe të vaksinoheni”