BILANCI PARAPRAK I DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA TËRMETI
Sektori i Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile në Drejtorinë e Shërbimeve Utilitare, Administrative dhe Komunitare në Bashkinë e Bulqizës, ka publikuar bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme.
Sipas këtij sektori, deri në orën 11:00, janë raportuar si të dëmtuara 14 banesa, si më poshtë:
1.Njësia Administrative Fushë Bulqizë: 5 raste.
2.Njësia Administrative Ostren: 3 raste
3.Njësia Administrative Gjoricë: 3 raste
4.Njësia Administrative Shupenzë: 1 rast
5.Njësia Administrative Bulqizë: 1 rast
6.Njësia Administrative Zerqan: 1 rast
Njësitë Martanesh dhe Trebisht nuk kanë raste të raportuara. Fatmirësisht nuk ka humbje jete të qytetarëve dhe dëmtime të rënda banesash ku të kërkohet evakuimi i banorëve.