Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në deklaratën e tij që tashmë do të bëhet e përjavshme, ka denoncuar disa raste shkeljesh që janë gjetur nga njësia antikorrupsion, strukturë që funksionon në varësinë e tij.

Rasti i parë që është denoncuar nga Manja ka të bëjë me një ndërtim pa leje që është bërë sipër një kopshti në zonën e Ishmit në Durrës. Sipas Manjës vetëm në një javë janë denoncuar 128 raste që kanë të bëjnë me Kadastrën.

“Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin. Pas studim, pa projektim është shtuar një kat mbi kopshtin ku shkojnë fëmijët e kësaj njësie. Ky objekt vazhdon të jetë në pronësi të njësisë administrative Ishëm, ndërkohë që zyrtarët përkatës që do të çohen sot në SPAK”, ka thënë Manja.