Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për personin që u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë, në lagjen “vullnetari”. Sipas Policisë viktima është rreth moshës 70-80 vjeç dhe jo 50 vjeç saç u raportua fillimisht, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar 5 orë nga gjetja e trupit, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës.