Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është vetëvrarë!
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Mihal Grameno” në automjetin e tij të parkuar në garazh në afërsi të banesës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi G. Lelçaj 47 vjeç.
G. Lelçaj është gjetur pa shenja ndërsa dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit brenda në automje.
Gjithashtu burime për media kanë bërë me dije se G. Lelçaj ka qenë në proces divorci me bashkëshorten e tij. Sakaq, policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për sqaruar rrethanat e plota të rastit.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.