Gazetarja e Top News Alketa Shaba ka siguruar dëshminë e 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin:
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”.
I pyetur nëse është penduar ajo nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.
Top Channel