Janë zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas votimit që është bërë paraditen e sotme. Anëtarët e rinj që kanë dalë fitues pas votimit në Kuvend janë: Sokol Stojani, Ludovik Dodaj dhe Zeqir Hoda.

NJOFTIM MBI MBLEDHJEN E PËRGJITHSHME E PROKURORËVE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE PROKURORË NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Tiranë, 15.10.2021. U zhvillua sot Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë.

Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve. Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”kandidatin Ludovik Dodaj ka marë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:

• Z. Zeqir Hoda 150 vota
• Znj. Deniona Katro 48 vota
• Znj. Elona Alvora 6 vota
5 vota u shpallën të pavlefshme.