Një vatër zjarri ka rënë këtë pasdite në Drenie të Patosit.
Ende pa filluar mire ditët e temperaturave të larta zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me pisha të Drenies .
Flakët favorizohen edhe nga era cka ka detyruar zjarrëfikëset të shkojnë në vendngjarje e të marrin nën kontroll situatën.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen pasi dhe banesat apo tokat e fermerëve janë larg nga pylli ku ka rënë zjarr .
