Një lajm i mirë vjen nga Greqia. 23-vjeçarja shqiptare Artiola Meksi e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja prej 13 shtatorit është gjetur dhe është bashkuar me familjarët e saj.
Mediat helene raportojnë se 23-vjeçarja shqiptare ëhstë gjetur falë ndihmës së qytetarëve që kanë telefonuar te “Buzëqeshjes së Fëmijës”, duke bërë të mundur që Artiola të bashkohet me familjen e saj.
Raportohet se ajo është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asnjë lëndim.
