Erion Murataj PSD

Kandidati për deputet i PSD për qarkun Elbasan Erion Murataj ka ndarë një lajm të mirë për banorët të cilët jetojnë në lagjen e Griqanit të Sipërm.

Pas denoncimeve të shumta të Erion Muratajt mbi rrezikun që rreshqitja e rrugës në vendin e quajtur Kthesa e Hasanvë po i sillte banorëve, instancat vendore janë vënë në lëvizje dhe kanë kërkuar ndihmën e Fondit shqiptar të zhvillimit për ndërhyrje në firmën e cila ka kryer punimet në fillim. Përmes një shkrese zyrtare kërkohet ndërhyrja për kryerjen e punimeve parandaluese për sistemin e ujrave të shiut që të parandalohet rrëshqitja e trasesë së rrugës malore Labinot fushë-Qafë Rrenas. Erion Murataj ka përcjellë lajmin e mirë për banorët të cilët iu drejtuan për ndihmë pas rrëshqitjes së rrugës.

Falë denoncimve publike të bërë nga kandidati për deputet i PSD Elbasan, Erion Murataj shumë problematika që shqetësonin qytetarët në qarkun e Elbasanit kanë marrë zgjidhje si rezultat i punës së bërë nga Erion Murataj.