Në dy ndeshjet e fundit të sezonit, Premier League hap dyert për tifozët, jo plotësisht, por këto shihen si provat gjenerale përpara se të startojë sezoni i ri ku si objektiv kryesorë është ti rikthehen normalitetit, me kapacitet të plotë. Në ndeshjet që u zhvilluan këtë të martë në stadiume ishin të pranishëm deri në 10 mijë tifozë, vetëm ata të ekipit pritës.

Drejtuesit e futbollit anglez janë të sigurt se duke nisur nga sezoni i ri gjithçka do të rikthehet në normalitet, stadiumet do të jenë plotë, ku do të mirëpresin edhe tifozeritë mike.