Nëse Partizani e shmangu, te Saburtalo nuk ia dolën dot.
Ndeshja e parë mes Saburtalos dhe Partizanit në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencës, nuk do të zhvillohet në Tbilisi, por në Gori, një qytet rreth 68 kilometra lart “shtëpisë” së kundërshtarëve të Partizanit.
Distanca e bën të vështirë praninë e shumtë të tifozëve vendës në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, çka është një lajm i mirë për Partizanin, pasi të paktën nuk do të ketë mbi supe presionin e madh të tifozëve kundërshtarë.