Lajme të mira për Barcelonën në horizont. Klubi katalanas njoftoi përmes një deklarate se ka regjistruar në skuadrën e parë dy nga blerjet e verës Memphis Depay dhe Eric Garcian por gjithashtu edhe sulmuesin shqiptar Rey Manaj.
Falë disa shitjeve e siç raportohet edhe falë një uljejeje të konsiderueshme të pagës nga Gerard Pique, klubi bëri të mundur të fusë keta tre lojtarë në ekipin e parë dhe të jenë gati për të luajtur këtë të Dielë ndaj Sociedad në “Camp Nou”.
Ky është edhe shansi historik për Rey Manaj jo vetëm tê debutojë me Barcelonën në La Liga por edhe të qëndrojë gjatë gjithë sezonit dhe të jetë protagonist pasi për shumë arsye do të ketë shanse për të luajtur.