Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”.

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej së cilës edhe deputetët po largohen në tufa.

Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar, që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.

Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë.