Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku makina ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se policia nuk ka dhënë asnjë njoftim në lidhje me aksidentin, ndërkohë që viktima është Qamile Hana, nga Rrajca.

Në drejtimin e mjetit ishte shtetasja Ana Laçka, e cila edhe pse është ndaluar nga policia, ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë .

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.