Peqin/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se trupi i 45-vjecarit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit nga ku pritet të bëhet identifikimi i tij.

Deri më tani nuk ka denoncim për persona të zhdukur.

Dyshohet paraprakisht se personi mund të jetë vrarë diku tjetër dhe trupi i tij është hedhur aty ku u gjet.

Mësohet se 45-vjecari ka dy plumba në trup, një ne shpine dhe një në brinjë.