Erion Murataj PSD

Sipas lajmit te fundit te mberritur ne redaksine tone, një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras.

Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Incidenti mesa duket ka qene i papritur, kur drejtuesi i mjetit ka vënë re flakët që nisën të përhapeshin nga pjesa e përparme e makinës.

Ai ka braktisur automjetin menjëherë, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar atë plotësisht përpara mbërritjes së zjarrfikësve të Laçit, të cilët pavarësisht ndërhyrjes nuk mundën të shpëtonin mjetin.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.