Një përleshje mes të rinjve ka ndodhur pak më parë në Elbasan. Dyshohet se Sherri te kete ndodhur pas nje perleshje mes te rinjeve ku njeri prej tyre ka përdorur edhe thike. Paraprakisht dyshohet se personi i lënduar ka ndërruar jetë
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të bashkisë.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku ka humbur jetën një person ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij pas një sherri mes të rinjsh.
Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për një femër. Pikërisht për të sherri mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.