Gjatë orëve të pasdites së ditës së sotme policia e Kosovës bën me dije se kanë marrë informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara, njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar një aeroplan.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme alarme të tjera për bomba janë raportuar në disa shkolla në Kosovë.
Disa shkolla në veri të Kosovës kanë ndërprerë procesin mësimor, kjo për shkak mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.
Më 24 maj, një kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultoi i rremë.