TIRANË- Një 18-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , për shkak se ishte prekur nga koronavirusi. Mësohet se i mituri kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

18-vjeçari ishte shtruar prej të paktën një javë tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Gjendja e tij u rëndua, ndërsa sot ai ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit. Ndërsa nëna e tij është shëruar

Top Channel