Sipas mediave izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se ka pranuar një plan të ri armëpushimi të propozuar nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff.

Raportet thonë se Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve që kanë mbetur në Gaza se ai është pajtuar me planin. Hamasi tha më parë se e kishte marrë propozimin dhe po e shqyrtonte atë.

Nga ana tjetër Hamasi thotë se ka marrë nga ndërmjetësuesit propozimin e ri të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, për një armëpushim në Gaza.

Deklarata nga grupi militant thotë se propozimi tani po studiohet. “Udhëheqja e Hamasit ka marrë propozimin e ri të Witkoff nga ndërmjetësuesit”, thuhet në deklaratë.

“Po e studion atë me përgjegjësi në një mënyrë që i shërben interesave të popullit tonë, ofron ndihmë dhe arrin një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.”