Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne shkollen e mesme “Hydajet Lezha” ne qytetin e Lezhes. Mesuesja Majlinda Palushi eshte goditur me nje karrige nga nje nxenes brenda mjediseve te shkolles.

Mesuesja Palushi eshte derguar me ambulance ne spitalin e Lezhes dhe mesohet se ka thyer krahun nga goditje me karrike. Nderkohe ne shkolle kane mberritur forcat e policise te cilet kane bere te mundur shoqerimin ne komisariatin e Lezhes te nxenesit te vitit te dyte i cili goditi mesuesen.

Eshte e paqarte perse nxenesi ka goditur mesuesen me karrike dhe policia po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.

Mesimi diten e sotme eshte bojkotuar nga mesuesit per shkak te kesaj ngjarje te rende ndersa diten e neserme pritet qe te zhvillohet nje proteste nga mesuesit lidhur me kete situate te veshtire nga sjellja e nxenesve.