Sikurse mendohej partite e mëdha politike kanë lenë jashtë listës së tyre të kandidatëve emrat e njohur të politikës në qarkun e Elbasanit. Të 3 forcat e mëdha PS, PD dhe LSI në Elbasan nuk i kanë besuar propozimeve të mëparshme dhe kanë zgjedhur të kandidojne emra të rinj edhe pse shumë prej atyre që janë lënë jashtë kanë vite në politikë. E vetmja mundësi e të përjashtuarve për t’u rikthyer në politikë dhe për tu përballur me votën e qytetarëve me 25 Prilli mbeten partitë e tjera si ajo e Bindjes Demokratike që kryesohet nga Erion Murataj. Bindja Demokratike vijon të jetë e hapur për listat deri në afatin e fundit të dorëzimit të tyre ne KQZ.

Egnatia news