Lajmi i Fundit/ Riaktivizohen sërish flakët në qëndrën tregtare në Lushnje.
Zjarri filloi të përhapej nga një shkëndijë elektrike në këtë ndërtesë pasditen e sotme dhe vetëm para pak minutash u bë njoftimi i policisë për mbarimin e operacionit të evakuim-shpëtimit në godinë të banorëve dhe qytetarëve, ku u nxorrën 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës të asfiksuar.
Tashmë flakët janë rindezur sërish në katin e fundit të ndërtesës, por bëhet me dije se në godinë nuk ka asnjë banorë, pas evakuim-shpëtimit. Mësohet se shkak për riaktivizimin e flakëve është bërë soleta dy kullat e qëndrës tregtare. Soleta është prej dërrase, gjë që favorizon përhapjen e flakëve.
Sakaq, zjarrfikësit sërish në alert po punojnë për shuarjen përfundimtare të zjarrit.