Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje me ekipin pas dëmtimit 8 mujor.
Gjermani theu këmbën dhjetorin e shkuar gjatë pushimeve të dimrit pasi u aksidentua duke bërë ski. Sot Neuer kreu stërvitjen e parë me portierët e tjerë dhe pritet të përfundojë fazën e plotë të rekuperimit para kthimit në fushë.
Gjithashtu një lajm tjetër inkurajues për Bayern është rikthimi i Jamal Musialës i cili përfundoi një seancë vrapimi në fushën stërvitore.
