Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame paralajmëron ndërtuesit se nuk duhet të pajisen me leje ndërtimi nëse lënë në mes punimet.
Lame tha se për këtë problematikë duhet të ketë një ligj të ri, pasi dhjetra qytetarë kanë mbetur në rrugë për shkak të ndërprerjes së punimeve nga ndërtuesit.
Duhet marrë një masë presioni ndaj këtyre ndërtuesve. Kanë lënë pallate në mes. Duhet të ndërhyhet pranë bashkive që të mos u jepen më leje ndërtimi. Për gati 16 muaj do të kemi mbaruar me të gjithë pjesën e bregdetit nga veriu në jug, duke përfshirë edhe Vlorën”, u shpreh kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame.
Lame dhe zv.ministri Arben Ahmetaj ishin sot në qytetin e Vlorës, ku u shpërndanë disa leje legalizimi për banorët e pallateve të braktisura nga ndërtuesit.