Ebru Sahin, aktorja e dashur turke që njihet si “Rejan” nga seriali Hercai, do t’i japë fund beqarisë.
Aktorja po shijon prej kohësh lidhjen e saj me basketbollistin Cedi Osman, ndërsa së fundmi kanë vendosur të fejohen e të martohen shpejt e shpejt.
Ebru dhe Cedi do të fejohen në 25 qershor dhe do të martohen në shtator të vitit tjetër.
Lajmin çifti e ka ndarë vetëm me miqtë e ngushtë dhe fejesën do ta bëjnë në Cesme. Për fejesën e tyre ka insistuar e ëma e Cedit, Binela Osman, e cila u ka thënë se nuk kanë më kohë të presin pasi duhen shumë.
Aktorja lindi në Stamboll më 18 maj 1994, e njohur për shfaqjet e saj në filmat Suursuz Ask, Babam dhe në serialin televiziv Hercai.
Në vitin 2017, ajo bëri debutimin e parë si aktore. Menjëherë pasi u zgjodh nga Nihat Durak për rolin e saj të parë, atë të Nilüfer, në filmin Babam, ajo fitoi pjesë të vogla në serialin televiziv Savaşçı dhe Nusja nga Stambolli.
Në vitin 2018 ajo u shfaq në serialin Altın Tepsi, si dhe u rikthye me filmin artistik “Kan Parasi”, me regji të Ali Adnan Özgür, ku luajti së bashku me Erkan Can dhe Mutlu Güney. Në të njëjtin vit ajo u zgjodh si figurë për “Pantene” .
Ndërkohë, në fillim të vitit 2019 ajo shkoi në qytetin e Mardin për xhirimin e serialit dramatik Hercai, i transmetuar dhe në vendin tonë. “Rejan” është historia e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare. Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit. Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë.