Kohët e fundit Lana Del Rey po duket se performon më së miri dhe kur tregohet super e thjeshtë.
Ajo është distancuar nga përdorimi i “visual aesthetics” e ka ardhur më ndryshe se kurrë në videon e këngës së saj të fundit. Vërehet dukshëm ndryshimi midis këngës së saj HIT e vitit 2012 Born to Die me këngën e saj të re “Arcadia”. Në këtë këngë ajo nuk po flet për pyetje apo lidhje ekzistenciale, por përkundrazi, duke e mbajtur fokusin tek vetja. Trupi i saj është “një hartë e LA,” gjoksi i saj është “Sierra Madre” sipas këngës.
Kënga, nga albumi i saj i ardhshëm “Blue Banisters”, na rikujton dy nga këngët ee saj më të klikuara, Lust For Life të 2017 dhe Norman F *** ing Rockwell të vitit 2019. Ajo këndon me tonin e saj ndoshta më të pjekur, me një muzikë shumë të lehtë dhe disi trishtuese, duke marrë kohën e saj ,kur tekstet e saj ndërtojnë me kujdes peizazhet që ajo përshkruan. Lana është një artiste që është përpjekur të vendoset fort në panteonin e “Californian Americana” dhe në “Arcadia”, duket se lidhet plotësisht me synimin e saj të dëshiruar.
Lana albumin e saj do e lançoi në 22 Tetor 2021 dhe fansat e saj po e presin me padurim.