Një zjarr ka rënë në një ballkon të një banesë në lagjen “Kala” në Berat, për shkak se familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr dhe ishin larguar nga banesa.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës që ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, duke lokalizuar shpejt flakët.

Zjarri u shuar në një kohë të shkurtër, duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.