Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në Absolut 4, u pyet edhe për largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Ai u shpreh se Edi Rama është më shumë komunist se Ruçi.
Për Patozin, ish-kreu i Parlamentit është sulmuar shpesh edhe padrejtësisht për të shkuarën e tij.
“Nuk besoj se ikja apo qëndrimi i Ruçit mund të ndryshonte rezultatet e PS, por perceptimin e ndryshon ikja e tij, është një lloj lehtësimi që i bëhet PS dhe nga e shkuara. Gramoz Ruçi ka qenë si një “thes boksi” për ne që ishim kundërshtarët e tij.
E akuzonim që kjo është Partia e Punës, por padrejtësisht do të thosha unë sepse është më shumë komunist Edi Rama sesa Ruçi si sjellje. Sjelljet despotike, autoritare i ka më të spikatura Rama sesa Ruçi. Ne e përdornim Ruçin si një lloj embleme e të vjetrës në PS, pothuajse padrejtësisht. Ruçi ishte një lloj ikone e PS sepse ishte aty nga dita e parë derisa vendosi vetë që të largohet. Si gjest politik është fin dhe mua nuk më pengon fakti që e kam kundërshtar të them të vërtetën.
A2