Sistemi frontal i cili ka përfshirë vendin do të përfundojë gradualisht pasdite e në mbrëmje. Më tej vendi do të jetë në influencë të masave ajrore të qendrueshme.
Këto masa do të jenë të pranishme gjatë javës së ardhshme duke sjellë mot me diell dhe ditë të vërteta pranverore me mëngjese e mbrëmje të freskëta.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja e lehtë e gjatë ditës së hënë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.