Regjisori Altin Basha është emëruar si drejtori i ri i Teatrit Kombëtar, dukë zvëndësuar në këtë detyrë Hervin Çulin, pasi ky i fundit është liruar nga detyra.
Ka qenë Këshilli i Ministrave, të cilët ditën e sotme kanë miratuar vendimin për vendosjen e Bashës në krye të Teatrit Kombëtar.
Më herët Basha ishte drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post nga i cili dha dorëheqjen pasi kandidoi për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar.
Ai kandidoi për këtë post së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.
Njofitmi i plotë:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.