Home AKTUALITET Largohet i nxehti afrikan, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Largohet i nxehti afrikan, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

13

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet nga kthjellimet, por pritet që të ketë edhe vranësia kalimtare. Zonat bregdetare, sipas MeteoAlb paraqiten me kthjellime, ndërsa zonat e ulta dhe malore do kenë vranësira kalimtare deri në mesditë. Ndërkohë pjesa e dytë e ditës, do sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C në verlindje deri në 34°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.