Një burrë 75-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Korçës, pasi është larguar nga banesa më datë 2 qershor 2025 dhe nuk është kthyer më.

Bëhet fjalë për shtetasin I. F., i cili u largua në rrethana ende të paqarta. Kallëzimin për zhdukjen e tij e ka bërë bashkëshortja, shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, pranë Komisariatit të Policisë Korçë, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tij.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për të moshuarin, ndërsa familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi I. F., 75 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij, njofton policia.