Christiane Hohmann, Ambasadorja e BE-së, do të largohet nga Shqipëria, vetëm, pas një viti qëndrimi në këtë detyrë.
Që nga gushti 2022, Christiane Hohmann është Ambasadore e BE-së, Shefe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Para këtij emërimi, ambasadori Hohmann ishte ambasador i Gjermanisë në Estoni.
Në një reagim të fundit thuhet se: Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel.
Burime pranë Ambasadës, bëjnë me dije se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.