Sipas asaj që pretendon Interi është se Fabio Paratiçi kërcënoi Lele Orialin gjatë pushimit të pjesës së parë të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë, Juventus-Inter: ”Largohu nga unë se do të të godas, por “Zonja e Vjetër” e mohon atë. Përplasja midis Andrea Anjelit me Antonio Konten ishte vetëm një nga shumë përballjet që u zhvilluan gjatë Juventus-Inter mbrëmë.

Sipas burimeve të Interit të cituara nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, CEO i Juventusit, Fabio Paratiçi ishte gjithashtu i përfshirë në një përplasje me Lele Orialin.

“Më mirë të qëndrosh larg nesh, ose do të të godas”, thuhet se Paratiçi i tha drejtorit teknik të Interit në tunel gjatë pushimit të gjysmës së lojës. Oriali thuhet se po përpiqej të “mbronte” lojtarët e tij duke paralajmëruar drejtuesit e Juventusit që të mos flisnin me lojtarët e Interit ose pjestarët e stafit.

Antonio Konte u tregoi gishtin e mesit drejtorit të Juventusit gjatë pushimit të pjesës së parë, por Inter pretendon se trajneri bëri një gjest të vrazhdë pasi kishte marrë fyerje dhe abuzime nga lojtarët dhe drejtuesit e Juventusit.

Sipas Juventusit mohojnë që Paratiçi ishte i përfshirë në çdo përplasje gjatë pushimit të gjysmës së lojës dhe këmbëngulnin që Konte shkoi shumë larg me protesta dhe një sjellje jo-sportive.

PANORAMASPORT.AL