Nga Erion Murataj
Teksa flitet për ngrohjen globale dhe ndikimin e saj në atmosferë e klime ka disa që ate qe me hapa breshke e ben shteti per dekada, e shkaterrojne brenda pak oresh.
A vlen valle meshira ndaj ketyre njerezve sa e ardhmja e njerezimit ,ne vend që të kërkohet ndeshkim ndaj këtyre individeve që kryejne krim ndaj njerezimit ?!
E teksa Kodi Penal shtrengon masat ndaj atyre që lidhin ndonje krrabe në shtyllat e Osshe duke rrezikuar edhe jeten e tyre , ligjvenesi ynë nuk harton dot nje ligj që të dënoje ata që me shkrepese në dorë vrasin të ardhmen e gjithe planetit.
E c’vlere kanë parqet me pak meter katror e show i tyre mes qytetit, kur mijera hektar shkrumbohen për pak orë !
C’vlere do të kenë strukturat e turizmit malor pa pyje ?!
Koha ka ndezur alarmin SOS nëse duan nje të nesërme.
E ardhmja varet nga ndeshkimi i rrepte sot per ata qe padyshim jane rreziku me i madh i se nesermes, qe shume i quajn me terma Piroman, po qe ne fakt jane thjesht neoterrorist.
Nese nuk u hapin lufte sot, neser do te jete teper vone.
E ndërkohë që mendojmë për autostrada e parqe industriale, ndërkohë që mendojmë për armatim në kohë paqe, duhet të mendonim për të vetmit luftëtar të kohërave që jetojmë.
Zjarrfikës , mjek dhe uniformat blu .
Do mjaftonin te sakrifikonim vetem pak kilometra rruge qe ti pajisnim mire luftetaret tane, te pakten ne shenje falenderimi.
Ata e meritojnë të paktën kaq.
E atyre qe me ta duan te bejn politike, u them: Qendroni të heshtur, laviret vlejnë pak në kohë lufte.